E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshtiresi ne pajisje me pasaporta

Banoret shqiptare te komunes se Leposavicit po perballen me probleme per pajisjen e tyre me dokumente te identifikimit te Kosoves. Per shkak te mos shtrirjes se pushtetit te institucioneve kosovare ne veri te vendit, te banuar me shumice serbe, Ministria e Puneve te Brendshme nuk ka mundur te hape zyren e saj per leshimin e dokumenteve me mbishkrimin Republika e Kosoves. Leposavici eshte komuna me veriore e Kosoves prane kufirit me Serbine, me rreth 15 mije banore, shumica serbe. Jane rreth 400 shqiptare qe jetojne ne tri fshatra te kesaj komune, ne Bistrice, Ceraje dhe Koshtove, pothuajse te izoluar nga pjesa tjeter e Kosoves. Nga ana tjeter, institucionet e Kosoves nuk kane arritur ende ta shtrijne autoritetin e tyre ne kete pjese te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›