Pack: Jeremiçit t’i vij turp për deklaratat e bëra
“Ishte për të ardhur turp që Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë gjatë fjalimit në Komisionin e Punëve të Jashtme këtë javë krahasoi këta Serbë në Kosovë, zyrtarisht me disa shqiptarë që kanë punuar në Qeverinë e Milosheviçit gjatë viteve të 90-të. Pra le të themi se individë të tillë ekzistojnë por ata s’duhet llogaritur. Shpresoj se ky lloj fjalori dhe posaçërisht prapavija e kësaj nuk do t’i ndalojë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje, sepse është në interesin e tyre”, theksoi Pack në një intervistë për Radio Dukagjinin.
Për sa i përket procesit të integrimit, Pack tha se Serbia duhet të bashkëpunojë me fqinjët, duke përmendur këtu Kosovën, si parashkusht për t’u integruar në Unionin Evropian.
“Në fund të negociatave tona, Serbia duhet të gjej një mënyrë për të pasur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj Kosovën, ky është njëri prej parakushteve për të qenë në marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. Pra ky është parakusht për të gjitha anëtarësimet. Si do të menaxhohet kjo unë nuk mund ta parashikoj sot”, tha më tej ajo.
Ndërkohë, një pikë tjetër ishte edhe procesi i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit, ku Pack u shpreh e kënaqur që ky liberalizim po bëhet për tre shtete dhe shpresonte që në këtë proces të përfshihej së shpejti edhe Shqipëria dhe Bosnja.
“....Po ashtu kërkohet garanci nga Komisioni Evropian se të gjitha kushtet teknike dhe legjislative janë përmbushur. Shpresoj se edhe Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mund t’i përmbushin këto kushte së shpejti.Unë po e kërkoj këtë po ashtu edhe për Kosovën. Kosova nuk duhet lënë vetëm dhe BE-ja duhet ta ndihmojë që t’I përmbushë kushtet sa më shpejtë që është e mundur. Komisionieri dje gjatë një diskutimi premtoi se do të angazhohet në këtë drejtim dhe ne do të kujdesemi qw do të ndodhë”, vijoi eurodeputetja.