E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e METE, Albtelecom: Deklaratë e pakuptimtë

TIRANË-Kompania e telefonisë fikse Albtelecom ka reaguar menjëherë pas deklarates së sotme të Ministrisë së Ekonomisë sipas të cilës kjo kompani ka mungesë transparence në mënyrën e faturimit të padetajuar të shërbimit të telefonisë fikse si dhe praktikën e mospërfshirjes së TVSH-së në çmimet e ofrimit të shërbimit internet.
Në një reagim të Albtelecom përmendet investimi prej më shumë se 150 mijon euro të cilat kanë sjellë sipas kompanisë më shumë shërbime cilësore dhe oferta. Në këto 4 vite thuhet në deklaratën e Albtelecom është rinovuar cdo pjesë e sistemit duke afruar Shqipërinë me botën përsa i përket shërbimit të internetit.
Albtelecom deklaron se ka shqyrtuar me kujdes cdo ankesë nga konsumatorët dhe se është duke marrë edhe masa profesionale.

Për këtë arsye, Albetelekom e cilëson të pakuptimtë dhe të vështirë deklaratën e fundit të Ministrisë se Ekonomisë.

METE i kërkoi sot Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, aplikimin e nje gjobe 1 milion dollarë për operatorin Albtelecom.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›