Pack: Nikolic po pengon rrugën integruese të Serbisë

Për Radion gjermane Deutsche Welle, Pack tha se deklaratat e Nikolic në fillimin e mandatit të tij presidencial janë të “çuditshme dhe të pakuptueshme".
"Shpresoj se kjo ndodhi për shkak të papërvojës së vet në obligimet e mëdha politike dhe në pozicionin që ka. Ai duhet të na dëshmoj të gjithë neve e edhe atyre që e kanë votuar se është i interesuar për përparim të Serbisë dhe jo për prapambetjen e saj. Ajo që ai ka bërë deri më tash e kthen prapa Serbinë”, ka thënë ajo.
Sipas saj ai ka dëmtuar raportet fqinjësore dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, madje edhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.
“Shpresoj se kjo është pasojë e mungesës së përvojës së tij në postet e larta të shtetit. Ai duhet të dëshmojë para nesh dhe para të gjithë atyre që i kanë dhënë votën se është i interesuar për përparimin e Serbisë dhe jo për kthim mbrapa. Ajo që ka bërë deri tani Serbinë e kthen mbrapa”, pohon Doris Pack.
Doris Pack rikujton se Nikolici ka qenë ndër nacionalistët më të mëdhenj dhe tani po përpiqet të ndryshojë këtë imazh. “Por tani po e shohim se ai nuk ka ndryshuar”, thotë Pack dhe shton:
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësimet tona. Shpresoj se ai mund të ndryshojë gjërat që i ka bërë Serbisë, sepse Serbisë dhe rajonit i ka shkaktuar shumë viktima, e jo Bashkimit Evropian”.