Durrës, autobuzi i linjës urbane përplas kalimtaren

Një kalimtare është aksidentuar rëndë paraditen e sotme nga autobuzi i linjës urbane në qytetin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar ku autobuzi i linjës së Porto Romanos ka përplasur rëndë një 28 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.