E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet grupi kriminal për vjedhje banesash

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur goditjen dhe kapjen e një grupi kriminal i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në Tiranë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Dorik Kurti, Armando Elezi dhe Altin Buduri ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
 

Sipas policisë grupi criminal akuzohet për grabitjen e një sërë banesash në zona të ndryshme të Tiranës.
 

Ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›