E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Rusia do të stacionojë raketa në Kaliningrad

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka paralajmëruar si reagim ndaj mburojës raketore amerikane në Evropën Lindore stacionimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në eksklavën e Kaliningradit. Në një fjalim drejtuar kombit Medvedev deklaroi në Moskë se me raketat Iskander do të neutralizohet mburoja raketore amerikane. Kreu i shtetit rus sulmoi në të njëjtën kohë me fjalë të ashpra SHBA-të. Politika, siç tha ai, hundëpërpjetë e Uashingtonit çoi në konfliktin në Gjeorgji dhe në krizën financiare. Konflikti në Kaukaz u përdor si justifikim për dërgimin e anijeve të NATO-s në Detin e Zi dhe për ngritjen e mburojës raketore, tha Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›