E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet aziatike shënuan rritje

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndikuar menjëherë në tregjet n-botërore. Kështu, për shkak të udhëheqjes së ende të pasigurtë, tregjet financiare aziatike kanë shënuar sot një rritje të ndjeshme. Sipas AFP-së, bursat në Tokio u ngritën mesatarisht për 4.5 %, ndërsa në Hong Kong për 5.2 %. Rritja e vlerës së aksioneve në Azi pasoi ngjitjen solide në Wall Street, ku indeksi Dow Jones u ngrit për 3.3 % në kohën kur të martën amerikanët shkuan në vendvotime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›