Obama nis me emërimet e reja në administratë
Uashington (Start)-I sapozgjedhur në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka nisur menjëherë përgatitjet për emërimet në administratën e re. I pari që ka menduar ëhstë Rahm Emanuel, për të cilin Obama ka vendosur të jetë shef kabineti. Emanuel ka shërbyer edhe në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton. Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar postin. Emërimi i radhës pritet të jetë ai i Sekretarit të Thesarit, një post shumë i rëndësishëm në strategjinë për daljen nga kriza ekonomike.
Zoti Obama deklaroi dje edhe krijimin e ekipit të tranzicionit që do ta përgatisë atë për fillimin e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, ku ai do të përballet me sfidat e dy luftërave dhe krizës së rëndë ekonomike. Gjatë kësaj jave zoti Obama do të informohet gjerësisht për çështjet e politikës së jashtme. Presidenti i sapozgjedhur amerikan duhet të bëjë emërimet kryesore në administratën e tij deri në datën 20 janar kur e merr zyrtarisht postin.
Presidenti Bush ka premtuar se do ta informojë presidentin e sapozgjedhur Obama në hollësi për çdo vendim të rëndësishëm që do të marrë.