Humb jetën në aksident ministri i brendshëm meksikan
San Luis Potosi (Start)- Ka vdekur gjatë një aksidenti ajror Ministri i Brendshëm meksikan, Juan Camilo Mourino. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidencës së Meksikës, sipas të cilit shkak i vdekjes ka qenë rrëzimi i një avioni të vogël me të cilin shefi i rendit po udhëtonte nga San Luis Potosi për në kryeqytet. Vdekja e ministrit të Brendshëm, i cili ishte i ngarkuar për sigurinë në Meksikë dhe ishte ndër këshilltarët kryesorë të presidentit Felipe Calderon, ndodhi në kohën kur Meksika po lufton kundër karteleve të trafikantëve të drogës.