E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Serbia të sillet mirë me fqinjët

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka vlerësuar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Serbi do t`i thotë zyrtarëve shtetëror, se duhet të krijojnë raporte të mira me fqinjët, mes të cilëve është edhe Kosova, por nuk do të kërkojë pranimin e pavarësisë.
 

“Mendoj se zyrtarëve serbë do t`ju përcillet ajo, që unë u them gjithë kohën, që Serbia duhet të ketë raporte të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është fqinje e Serbisë dhe ajo duhet t`i shmanget ndërhyrjeve në Kosovë”, ka thënë Pack.
 

Përfaqësuesja e PE-së, vlerëson se me dialog duhet të zgjidhen të gjitha çështjet, që do t`ju ofrojnë jetë më të mirë serbëve në Veri të Kosovës, por edhe shqiptarëve. “Do të shohim ç`ka do të ndodhë në të ardhmen. Nëse të gjithë në rajon janë anëtarë të Unionit ose do të bëhen, më lehtë do të jetohet bashkë dhe ndoshta do të bëhet një hap para”, vijoi ajo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›