E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje brenda territorit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nuk do të ketë ndarje apo statut special brenda territorit të Kosovës. Në mbledhjen e qeverisë, Thaçi ka çmuar mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për Kosovën vazhdimisht, dhe së fundi edhe nëpërmjet Filip Riker.
“Ishte konkludim i përbashkët se qeveria veproi drejt dhe nuk do të ketë kthim pas në status quo”, ka thënë Thaçi, duke pohuar pëlqimin e Amerikës për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.
 

Ai ka ripërsëritur qëndrimin se në veri do të shkatërrohet njëherë e mirë kontrabanda e krimi i kryer në marrëdhënie të mira mes shqiptarëve e serbëve. “Çështja e dialogut me Serbinë është krejt tjetër. Për rregullimin e brendshëm vendosim vetëm, ne duke u mbështetur në Kushtetutën, ligjet dhe dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Beogradi nuk mund të vazhdoj, me njërën këmbë në Bruksel e tjetrën në Kosovë. Nuk do të ketë ndarje apo status special, brenda territorit të Kosovës. Janë tema të kota. Të ekzagjeruara. Asnjë zyrtari të Kosovës, asnjë ndërkombëtar nuk i ka prezantuar dokumente apo ide për ndarje”, është shprehur kryeministri i Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›