E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Falenderojme Berishen per marredheniet e forta qe kishim

Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehen mbremjen e djeshme falenderime per kryeministrin Sali Berisha duke evidentuar se ai ka pasur nje mbeshtetje konsekuente per SHBA-te dhe ka siguruar marredhenie te forta mes dy vendeve.

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne nje deklarate qe u shperndau mediave, shprehu vleresimin per z.Berisha. “Falenderojme Kryeministrin ne largim Sali Berisha dhe vleresojme mbeshtetjen e tij konseguente per marredhenie te forta midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, - thuhet ne deklaraten e Shteteve te Bashkuara.

Ne vijim ambasada amerikane pergezon qytetaret e Shqiperise, te cilet moren pjese masivisht ne zgjedhjet kombetare te 23 qershorit 2013 per te riafirmuar perkushtimin e tyre ndaj te ardhmes demokratike te Shqiperise. “Me perfundimin se afermi te numerimit, nxisim institucionet zgjedhore te certifikojne me shpejtesi zgjedhjet dhe te konfirmojne vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit te nje qeverie te re, nxisim udheheqesit dhe zyrtaret shqiptaret te riangazhohen ndaj procesit te integrimit europian dhe reformave te tjera qe nevojiten”, - shprehet ambasada e SHBA-ve.

Ne vijim, ambasada mban edhe kete qendrim: “Ndonese pjesa me e madhe e votimit ne diten e zgjedhjeve dhe numerimi qe pasoi u zhvilluan ne menyre te rregullt, pati disa akte te pafalshme dhune qe njollosen frymen e zgjedhjeve. Qytetaret shqiptare nuk kane pse ta perjetojne dicka te tille; ata meritojne te hedhin voten e tyre dhe qe ajo te numerohet ne nje mjedis te sigurt, te lire nga kercenimet dhe shtrengimet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›