E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, apel per bashkepunim me aleatet dhe analize per rezultatin

Gjirokastra dhe Berati kane qene qytetet ku kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte ndalur per te diskutuar ne lidhje me zgjedhjet e tete majit. Rezultati i zgjedhjeve dhe bashkepunimi me aleatet kane qene disa prej temave te trajtuara ne takimin me fituesit socialiste te njesive vendor ne keto qytete. Ne takimin me strukturat, kreret e njesive vendore, keshilltaret e komunave dhe Bashkive qe fituan eshte bere dhe nje analize e rezultatit te zgjedhjeve, krahasuar me ate te vitit 2007 dhe 2009. Burime nga takimi bejne te ditur se ne rrethin e Gjirokastres diskutimet kane qene me specifike, per shkak te rezultatit ne njesive vendore. Burime nga takimi me dyer te mbyllura bejne te ditur se ka pasur kritika per drejtuesit vendor ne lidhje me rezultatin. Nga 13 njesi vendore qe ka rrethi i Gjirokastres, Partia Socialiste arriti te fitoi vetem Bashkine kryesore dhe komunen Antigonese. Nderkohe qe koalicioni i djathte arriti te marre 7 nga 13 njesite e gjithe rrethit dhe kater prej njesive u fituan nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne lidhje me zgjedhjet ne Gjirokaster, Rama ka vleresuar punen e bere per fitoren ne Bashkine kryesore. Rama ka shprehur vleresime per strukturat lokale dhe kreun e PS-se ne kete qytet, Florjan Hysi. Nderkohe qe kryesocialisti ka vene theksin dhe ne rendesine qe ka bashkepunimi me aleatet per drejtimin e keshillave bashkiake ne Bashki dhe komuna. Ai eshte shprehur se bashkepunimi i ngushte me aleatet do te mundesoje nje opozite me te forte dhe me cilesore ndaj mazhorances. Ne takimin e zhvilluar dje ne Gjirokaster, Rama shoqerohej nga kryetari i Asamblese se Pergjithshme Parlamentare, Gramoz Ruci dhe nga deputetja Arta Dade. Dy dite me pare kreu i PS-se zhvilloi takime pa pranine e medieve me fituesin e zgjedhjeve te 8 majit ne Lushnje dhe Fier dhe Vlore. Takimet kane pasur si qellim analizen e zgjedhjeve dhe strategjine e PS-se te ardhmen dhe i paraprijne vendimeve qe do te merren nga Asamblene Kombetare daten 29 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›