E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: I kënaqur me lojën e ekipit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur besimin e tij se gjithçka është kthyer në normalitet, tashti që Claudio Ranieri ka zëvendësuar Gian Piero Gasperinin.
 

“Gjithçka duket se është kthyer në normalitet sërish. Jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit kundër Bolonjës.

Gjithçka shkoi mirë. Mendoj se ne jemi një ekip më racional tashti. Më racional në kuptimin se është më shumë si mënyra jonë normale e lojës”, shprehet ai. Ndër të tjera Moratti ka theksuar se Gasperini mund të kishte gjetur atë lloj normaliteti më vonë, por ishte shumë me rrezik.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›