E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack kundër referendumit të R.S. të Bosnjës

Vendimi i Kuvendit të Republikës serbe të Bosnjes për mbajtjen e referendumit është cilësuar si “sulm shumë serioz kundër Bosnjës dhe Hercegovinës” nga deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Ajo shpreson që njerëzit të cilët do të marrin pjesë në atë referendum do ta kuptojnë seriozitetin e situatës.

Në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian në këtë rast, Pack ka thënë se është tërësisht e qartë që me vendimin për referendum ka shkelje të madhe të marrëveshjes së Dejtonit.

“Përgjigja jonë në këtë pikë duhet të jetë e qartë dhe shumë e fuqishme. Nëse dikush nuk i respekton rregullat e lojës atëherë ne duhet që të mirëmbajmë rregullat e lojës. BE ka në duar të saj instrumente të sanksioneve, kryesisht financiare. Këto instrumente duhët përdorur”, tha më tej Pak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›