Fidel Kastro kërkon ndjesë për mospjesëmarrjen në paradë
Ish presidenti kubanez Fidel Castro i ka kërkuar falje popullit kubanez për mospjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake që u zhvillua të shtunën në Havana, me rastin e 50 vjetorit të inazvionit të dështuar amerikan, pasi nuk mund të qëndronte tre orë nën rrezet e diellit. Marshimi synonte të kujtonte fitoren e Kubës mbi trupat amerikane para saktësisht 50 vjetësh. Parada udhëhiqej nga presidenti Raúl Castro dhe personalitete të tjera drejtuese të partisë dhe qeverisë. “Ndjeva dhembje kur pashë se disa prej jush më kërkonin në tribunë’ mendoja se tashmë të gjithë e kuptojnë se unë nuk mund të bëj më ato gjëra sic i kam bërë më parë- shkruan 84 vjeçari, Fidel Kastro në reagimin e tij. Fidel Kastro qeverisi Kubën prej vitit 1959 dhe ia dorëzoi pushtetin të vëllait për arsye shëndetësore në korrik 2006. Parada ushtarake u zhvillua në prag të nisjes së kongresit te partise komuniste, që do të zhvillojë punimet deri të martën. Në këtë kongres presidenti Raul Castro do të arrijë miratimin e reformave ekonomike rrënjësore, të paralajmëruara prej tij. Ky është kongresi i parë i komunistëve kubanë prej gati 14 vjetësh. Presidenti i Kubës Raul Kastro ka propozuar vendosjen e kufizimeve kohore për mandatet e udhëheqësve të këtij ishulli komunist që është sunduar për 52 vjet nga ai vetë dhe vëllai i tij, Fidel Kastro. Në fjalimin që mbajti të shtunën në hapje të Kongresit të Partisë Komuniste, Kastro tha se politikanët duhet të shërbejnë për një kohë të kufizuar deri në dy mandate nga 5 vjet secili. Në këtë kongres marin pjesë 1 mijë delegatë. Kongresi katër ditor do të shërbejë gjithashtu për të prezantuar udhëheqësit e rinj komunistë që do të zëvendësojnë gardën e vjetër që ka sunduar prej gjysmë shekulli, ndër të cilët 79-vjeçari Raul Kastro dhe i vëllai, 84-vjeçari Fidel Kastro.