E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta anti qeveritare edhe në Azerbajxhan

Policia në kryeqytetin e Azerbajxhanit kanë bërë përpjekje për të ndaluar opozitën që të mbajë një protestë antiqeveritare.

Qindra aktivistë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit Baku duke thirrur “Liri” dhe “Dorëheqje”. Por pjesëtarë të policisë të veshur me rroba civile kanë arrestuar shumë prej protestuesve, përfshi edhe një vajzë 5-vjeçare e cila ishte në mesin e protestuesve.

Policia më pas ka mbyllur parkun qëndror të qytetit që të parandalojë demonstrues të tjerë të arrijnë deri tek vendi i protestës.

Gjatë javëve të fundit, opozita kishte bërë përpjekje disa herë që të realizojë një protestë kundër Presidentit, Ilham Alijev dhe qeverisë së tij, mirëpo policia e vendit arrinte me shpejtësi që të ndalonte këto përpjekje.

Grupi opozitar, “Dhoma Publike” ka bërë përpjekje që të marrë lejën për protestën e së dielës, mirëpo zyrtarët kishin ofruar vetëm hapësira në dalje të kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›