Vatikan, shënohet "e diela e palmës"

Papa Benedikti XVI ka shënuar “Të Dielën e Palmës” duke mbajtur një meshë për besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit.
Në fjalën e tij të mbajtur përpara 40 mijë njerëzve të cilët ishin të pranishëm në shesh që të shohin përtej teknologjisë moderne “në kërkim për fytyrën e Zotit”.
Papa gjithashtu tha, “për vetvetën, ne jemi shumë të dobët që të ngrejmë zemrat tona në lartësinë e Zotit”.
Sipas Papa Benediktit të gjashtëmbëdhjetë, ajo çfarë ju duhet të krishterëve janë “duart dhe zemër të pastra dhe kërkimi i fytyrës së Zotit”.
Kjo ditë e veçantë apo e diela e palmës, shënon shkuarjen e Jezusit në Jerusalem ndërsa peligrinët kishin vendosur degë të palmës në rrugën nga do kalonte Krishti, vetëm pak ditë para arrestimit dhe kryqëzimit të tij..