E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PDK-së dëshiron Krasniqin për President

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendim me konsensus që president të jetë Jakup Krasniqi, kryeministër Hashim Thaçi, ndërsa partisë Aleanca Kosova e Re t`i ofrohet posti i kryetarit të Kuvendit, posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.
Ky vendim thuhet të jetë marrë të marrë të enjten në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, e cila ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta, njofton gazeta “Epoka e Re”.

Në rast se arrihet kjo marrëveshje, ky koalicion do të ketë mbështetjen e 65 deputetëve, pasi PDK-ja ka 34 deputetë, AKR-ja 8, minoritetet 22 (pa partinë e Rada Trajkoviçit), si dhe Ukë Rugova nga Lista “LDK-Ibrahim Rugova”, i cili është duke negociuar për të marrë edhe tre deputetë nga LDK-ja.

Deri më tani Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare vetëm Aleancës Kosova e Re për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi ka konfirmuar sot se koalicioni do të jetë i përbërë nga PDK-AKR-Lista “LDK-Ibrahim Rugova” dhe komunitetet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›