E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia mban zi per viktimat kryeministri Jane nje tragjedi kombetare

Kambanat e kishave janë dëgjuar në Oslo, në fillim të një shërbimi përkujtimor për viktimat e sulmeve të së premtes, që lanë të vrarë më shumë se 90 persona.

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenber dhe anëtarë të familjes mbretërore ishin në mesin e të pranishmëve.

"Çdonjëri prej atyre qe kemi humbur, është një tragjedi në vetvete. Së bashku, ata janë një tragjedi kombëtare", tha Stoltenberg.

Të paktën 85 persona janë qëlluar për vdekje në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, vetëm pak orë pasi shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës në ndërtesat qeveritare në Oslo.

Policia norvegjeze tha se i akuzuari për organizimin e sulmeve, Anders Bering Breivik, e ka pranuar përgjegjësinë dhe thotë se ka vepruar i vetëm.

Sipas të dhënave më të fundit, në ishullin Utoya mes personave që rezultojnë të zhdukur është edhe një vajzë kosovare.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve online Index. Autoritetet kosovare ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›