E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Gjermani s'ka rrezik për sulme terroriste

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 21:30

Në Gjermani, sipas fjalëve të ministrit të Brendshëm Hans-Peter Friedrich, nuk ka rrezik për sulme terroriste të menjëhershme të esktremistëve të djathtë.

Në Gjermani po vëzhgohet intensivisht edhe krahu i djathtë, tha politikani i CSU-së, pas sulmeve terroriste në Norvegji për gazetën "Bild am Sonntag".

"Dëshmi për aktivitete terroriste të krahut të djathtë aktualisht nuk ka. Por veprimet e urryera në Norvegji dëshmojnë përsëri se rreziqe të tilla nga individë fanatikë mund të dalin", theksoi Friedrich.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›