I dyshuari i masakres se Norvegjise deshmon Kam vepruar i vetem
I dyshuari kryesor për masakrën në Norvegji, ka deklaruar para policisë se ka vepruar i vetëm në dy ngjarjet tragjike që tronditën shtetin e paqtë norvegjez.
Anders Behring Breivik, 32 vjeç, ka pranuar se ka lidhje me dy sulmet në Norvegji, edhe pse ende nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë penale për krimet.
Të paktën 92 persona kanë humbur jetën në sulmin e dyfishtë në Norvegji ndërsa disa të tjerë ende vijojnë të jenë të zhdukur.
32 vjeçari ka deklaruar më herët përpara policisë norvegjeze se ai ka vepruar krejt i vetëm, ndërsa zyrtarisht po kryhen hetime për të verifikuar dëshminë e tij.
Shefi i policisë norvegjeze tha se nga dëshmitë e të pranishmëve në ishull nuk ishte e qarte nëse kishte qenë më shumë se një person i përfshirë në ngjarjet.
Ai tha se policia aktualisht nuk ishte në kërkim për ndonjë të dyshuar tjetër, por pavarësisht, nuk është përjashtuar mundësia që 32 vjeçari të ketë patur një bashkëpunëtor.
Ndër të tjera, Norvegjia është përfshirë nga pikëllimi i thellë.
Në vend po zhvillohen homazhe për 92 viktimat në katedralen kryesore në Oslo.
Kryeministri i vendit si dhe mbreti dhe mbretëresha e Norvegjisë, kanë marrë pjesë në shërbimin përkujtimor në Oslo.