E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpi i vitit

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 08:45

Turneu miqësor i basketbollit që u mbajt në Kosovë, në fillim të muajit gusht, në të cilin patën marrë pjesë përfaqësuesja e Kosovës, Shqipërisë dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, pa dyshim se ishte turpi më i madh i vitit 2010.

Këtë e vërteton fakti që ai turn miqësor qe shndërruar në turne armiqësor. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe qe ndërprerë para kohe, pasi basketbollistët e të dyja ekipeve qenë grushtuar e shqelmuar mes veti.

Turpi nuk pati përfunduar me kaq, pasi për këtë ekses, ish-kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu e pati fajësuar ekipin kuqezi, derisa basketbollisti shqiptar, Ermal Kuqo dhe zyrtarë të Kombëtares shqiptare iu patën kundërpërgjigjur Belegut me disa deklarata të rënda.

Marrëdhëniet mes palëve qenë normalizuan pas një takimi të menjëhershëm mes Belegut dhe kreut të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Avni Ponari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›