Gjykatësit “mësojnë” prej Zharkut

Arratisja e ish-kryetarit të Kaçanikut duket se do t’u shërbejë më së shumti gjyqtarëve në Kosovë.
Sipas avokatëve kosovarë pas kësaj ngjarje të gjithë gjykatësit do të kenë më shumë seriozitet në rastet e tyre, raporton Klan Kosova.
Por avokati Tahir Rrecaj mendon se gjykatësit duhet të jenë objektiv dhe të trajtojnë secilin rast si individual.
"Mendoj se gjyqtarët duhet të jenë objektiv" ka thënë Rrecaj./Indeksonline/