Pa kompromis për borxhin e SHBA-së
Me gjithë afrimin e datës së falimentimit teknik të SHBA-së, demokratët dhe republikanët nuk po arrijnë të merren vesh për një plan për rritjen e kufirit të sipërm të borxhit.
Kështu dështoi edhe një tjetër përpjekje e palëve për të arritur një marrëveshje, përpara hapjes së bursave këtë të hënë, çka do të qetësonte tregjet.
Presidenti republikan i dhomës së përfaqësuesve, John Boehner, u kishte bërë thirrje deputetëve të partisë së tij të tregonin gatishmëri për kompromis.
Ata duhet të përkrahin një propozim për zgjidhjen e krizës së borxheve, i cili duhet të miratohet në Kongres dhe në Senat.
Edhe ministri i Financave, Timothy Geithner, nga Partia Demokratike, kërkoi përparime të shpejta.
Republikanët vënë si kusht për rritjen e kufirit të borxhit kursimet drastike buxhetore, ndërkohë që presidenti Obama dhe demokratët e partisë së tij kërkojnë të rrisin edhe tatimet për qytetarët e pasur amerikanë.
Nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ngritjen e kufirit të sipërm të borxhit deri më 2 gusht, SHBA kërcënohet nga paaftësia paguese.
Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, tha se ajo ka "besim" të ligjvënësit se do të jenë në gjendje për të arritur një marrëveshje.