E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë pasaporta të Shqipërisë

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 11:57

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë që Tirana zyrtare të mundësojë përfitimin e nënshtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Një plan i tillë tashmë është zbatuar nga shtetet fqinje si Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe nga vendet tjera ish-jugosllave.

Mirëpo, partitë politike shqiptare në Maqedoni ene nuk dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje, edhe pse theksojnë se vetë shteti shqiptar duhet të vlerësojë nëse duhet apo jo të krijohet kjo mundësi nëpërmjet rrugëve kushtetuese, ashtu që të gjithë shqiptarët - kudo që jetojnë - të mund të pajisen me nënshtetësi shqiptare, pavarësisht asaj nëse jetojnë në dy apo më shumë shtete.

Pajisja me nënshtetësi shqiptare në këtë rast do të bëhej sipas modelit të nënshtetësisë së dyfishtë, e cila lejohet nga shumë shtete.

Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk e përjashtojnë mundësinë që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me dekretin e presidentit Topi të përmbush fjalët e tij të viteve të 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.

“Kjo duhet të realizohet, sepse ne kemi këtu rastin konkret të maqedonëve, të cilët pavarësisht asaj se ku jetojnë posedojnë edhe nënshtetësinë e Maqedonisë. Një mundësi e tillë po shfrytëzohet edhe nga shqiptarët që jetojnë në kufi me Maqedoninë, e të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedone”, ka theksuar juristi Numan Limani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›