E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke mbrojtur të birin, vritet 75-vjeçari

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 09:48

Një zënkë mes të rinjsh ka degjeneruar deri në vrasjen e një të moshuari në fshatin Pojan të Korçës.

Nga të dhënat e para hetimore, të marra nga policia, viktima Ali Zeneli ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të forta nga 3 të rinj, të cilët po grindeshin me djalin e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës në një lokal të fshatit Pojan, kur i biri i 75 vjeçarit, Petrit Zeneli është grindur për motive të dobëta me 3 të rinjtë, Mariel, Eduard dhe Bledar Demir, transmeton BalkanWeb.

Në një moment viktima ka tentuar të dalë në mbrojtje të të birit, por është qëlluar me mjete të forta nga të rinjtë. Ali Zeneli, 75-vjeçar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e të akuzuarve si autorë të vrasjes, si dhe djalin e viktimës. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›