E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruceloza në Elbasan, rastet e infektuara në Greqi

Tre raste të infektuar nga bruceloza janë regjistruar në rrethin e Elbasanit përgjithë këtij viti. Sipas drejtorit të shëndetit publik në këtë rreth, Bujar Kllogjeri 2 nga personat e prekur e kanë marrë këtë sëmundje në shtetin grek, ndërsa rasti i tretë është infektuar në komunën e Gjinarit. Ai thotë se të sëmurët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe tashmë gëzojnë shëndet të mirë. Po ashtu, janë dezinfektuar vatrat e brucelozes si dhe ambjentet në të cilat jetonin të prekurit.
Sipas drejtorit të shëndetit publik në Elbasan gjatë këtij viti është vënë re një ulje e të prekurve jo vetëm nga bruceloza por edhe nga infeksione të tjera që vijnë nga bujqësia, kjo falë rritjes së kulturës bujqësore të fermerëve por edhe falë masave të marra nga ana e kësaj drejtorie.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›