E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saadi Gadafi mberrin ne Niger

Njëri nga djemtë e liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, ka arritur në Nigerin fqinj. Ministri i drejtësisë i Nigerit, Marou Amadou, tha se autokolona e Saadi Gadafit ishte ndalur nga forcat e armatosura të Nigerit, ndërsa ai fshihej në qytetin verior Agadez. Saadi, 38- vjeçar, djali i tretë i Gadafit, në vitin 2004 i ishte bashkuar armatës së Libisë, ku ai kishte udhëhequr një njësi elite.

E ndërsa koloneli braktiset dhe nga djemtë e tij ende mbetet e panjohur vendodhja ku Gadafi është gjithnjë e më i izoluar. Arratia e djalit ish- futbollist përmes shkretëtirës së Saharasë thonë ekspertët është preludi i fundit tragjik të regjimit të Tripolit. Në shtatë ditë autokolona e Saadi Gheddafi èshtë e treta që mbërrin në Niger.

Nga autoritetet e reja të Këshillit Tranzitor të Libisë është arrestuar kreu i shërbimeve sekrete Abu Zaid Dorda. Ndërsa në terren, në qendër të vëmendjes mbetet fronti në Bani Walid e Sirte, bastionete fundit besnike të Gadafit.

Ndërkohë lideri i përkohshëm Mahmoud Jibril ka bërë të ditur se brenda dhjetë ditësh do të publikohen emrat e qeverisë së re të tranzicionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›