E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Nga janari takse e re per banesat

Nga Selaniku paralajmërohet për të tjera masa për grekët: nga janari do të hyjë në fuqi një taksë e re shtesë për banesa. Të ardhurat në arkat e shtetit nga taksa e re pritet të arrijnë në 400 miliardë euro duke lejuar arritjen e një objektivi të bilancit stabël. Por në kuadrin social taksa deri në 10 euro për metër katror, pritet ti hedhë benzinë zjarrit të pakënaqësisë së grekëve. Athina zyrtare e justifikon si sforco të domosdoshme. Kryeministri grek Jorgo Papandreu deklaron se programi i qeverisë me masa të ashpra ishte zgjedhja e duhur dhe se përpjekjet e bëra gjatë vitit të kaluar së shpejti do të kenë rezultate. 

"Populli grek nuk do zgjedhje, populli grek dëshiron ndryshime, një perspektivë. Do një qeveri që ndërmerr beteja. Para së gjithash dua të them se ky program është në drejtimin e duhur, po ju them se vitin e ardhshëm do të bëjmë më pak përpjekje, relativisht pak në krahasim me përpjekjet që kemi bërë në vitin e kaluar, sepse ka rreth një vit e disa muaj që kur programi filloi, nuk bëhet fjalë për 3 ose 4 vjet. Do të kthehemi në nje kurs shumë të qëndrueshme që do të na çojë drejt një surplusi mbreslënës. Tani duhet të bëjmë një përpjekje shtesë në mënyrë që të vazhdojmë angazhimet tona në këtë betejë që është vendimtare", deklaroi kryeministri grek, Jorgo Papandreu.

E ndërsa premtoi luftë vendimtare kundër falimentimit kryeministri grek u kërkoi qytetarëve të bashkohen me përpjekjet e qeverisë për reforma strukturore gjatë konferences disaorëshe për shtyp në Selanik,ku iu desh të mbronte ministrin e Financave, Evangelos Venizelos për një taksën e re për pasuritë e patundshme.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›