Derbi kuq e zi, pa fitues

Berat Hyseni i ka kaluar drenicasit në avantazh në minutën e pestë nga gjuajtja e lirë.
Sulmuesi prishtinas ka rrezikuar seriozisht edhe disa herë të tjera, por më i suksesshëm është treguar portieri llapjan Feim Statovci.
Në anën tjetër, gjakovarët janë munduar ta barazonin rezultatin me Dardan Rugovën, por edhe me kapitenin Atdhe Gashi, por nuk ia dolën dot deri në minutën e 94-t, kur Yll Myrta shënoi me kokë, për t’i barazuar shifrat.
Gjakovarët e fituan një pikë të vlefshme, duke u ngritur në pozitën e katërt, kurse drenicasit, të cilët e merituan fitoren, mbesin në vendin e nëntë.
Superliga – Xhiroja e pestë
Tabela
1. Prishtina 13
2. Trepça ’89 11
3. Drita 10
4. Vëllaznimi 8
5. Trepça 7
6. Hajvalia 7
7. Hysi 5
8. Drenica 5
9. Kosova (V) 5
10. Liria 4
11. Besa 4
12. Ferronikeli 3