E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: PDK-ja, për mobilizim të ri për fitore të re

(I plotësuar) Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledhur në orët e mbrëmjes në ndërtesën e partisë.

Pas takimit, në një prononcim për media kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe nënkryetari, Hajredin Kuçi, kanë deklaruar se në takim është diskutuar për shumë tema, por në radhë të parë për dialogun, si çështje me rëndësi, pastaj për procesin e privatizimit, që pritet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, si dhe për zgjedhjet në këtë pari.

Kryeministri i vendit njëherësh, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka theksuar se në takimin e sotëm të kryesisë së PDK-së është diskutuar për tema të ndryshme me rëndësi që kërkojnë zgjidhje, pas procesit të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

“Kemi diskutuar për hapat e ardhshëm dhe hapat tjerë politik, ishte konkluzion i përbashkët për të nxjerr rregulloren e punës për zgjedhje, në të njëjtën kohë për të diskutuar për procesin e mundshëm të bisedimeve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe për procesin e privatizimit. PDK-ja respekton Kushtetutën, konkurrencën e lirë dhe procesin e transparencës, por edhe procese tjera të nevojshme për t’i bartur si PDK, prandaj PDK-ja do të vazhdojë t’i kthehet edhe agjendës partiake për mobilizim të ri, për fuqi të re dhe për fitore të re”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nga mediat se përse AzemSyla, ka dal më herët nga takimi, Thaçi është përgjigjur, duke thënë se nuk e ka shikuar se kush ka hyrë i pari, e kush i fundit.

Ndërkaq edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili ka dal disa minuta më herët nga takimim se sa shefi i tij, ka pohuar se në takim është diskutuar për tema të ndryshme. Po ashtu, ai ka thënë, se në takim është biseduar edhe për koalicion e ardhshëm qeverisës në Kosovë.

“Është diskutuar për disa çështje, në radhë të parë për çështjen e dialogut, që pritet të ndodhë ditëve në vijim, pastaj për proceset e privatizimit, se si t’i qasemi në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu është diskutuar edhe për çështjen e funksionimit të institucioneve të Kosovës, për çështjet e brendshme në parti, dhe përgatitjet që duhet t’i bëjmë, që këto zgjedhje të bëhen sa më shpejt që është e mundur. Ka pasur debat të përgjithshëm”, ka thënë Kuçi.

Ai njoftoi se kanë formuar një grup punues që do të merret me këto çështje, si dhe me proceset më rëndësi që e presin Kosovën./kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›