Del Piero synon titullin në A-League

Alessandro del Piero ka insistuar se ka ardhur në Australi për të fituar tituj të tjerë pas pritjes nga tifozët e skuadrës së tij të re Sydney FC.
Ikona italiane iu bashkua dy herë kampionit të A-League pas 19 vitesh në Juventus.
“Së pari jam këtu për Sydney FC. Jam i përqendruar në skuadër. E di se ka shumë parashikime dhe presion, më pëlqen kjo. Kam luajtur 19 vite në Juventus dhe në Juventus duhet të fitoni çdo ndeshje, çdo vit dhe fatmirësisht shumë shpesh ndodhi ashtu. Dua të fitoj tituj edhe këtu”, deklaroi Del Piero gjatë një konference për shtyp.