E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Idrizi: PDIU 7 mandate në Kuvend, i duam shqiptarët të bashkuar

VLORË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi prezantoi sot në Vlorë kandidatin për deputet të kësaj force Dashamir Tahirin. Duke ftuar Vlorën të votojë për djalin e saj, Idrizi u shpreh se në filozofinë e PDIU qendron bashkimi i shqiptarëve. 

“Ismail Qemali e ngriti flamurin për gjithë Shqipërinë nga Precveza deri tek Molla e Kuqe. Ne i duam shqiptarët të bashkuar aty ku i ka dhënë zoti. Shovinistët grekë na vranë, masakruan e dëbuan, por ne ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë për t’i dalë zot Camërisë, jemi bashkë nga Kosova, Maqedoni dhe kudo ku rrahin zemra shqiptarësh. Harta e identitetit tonë kombëtar sot është e cunguar”, tha ai. 

Idrizi u shpreh se PDIU synon fitoren e 7 mandateve në këto zgjedhje. Ai tha se, “Sot ka disa spiunë e bij spiunësh, ju them mos i dëgjoni hijenat e përcarjes, me mikun tim Dashamir Tahiri e sollëm cështjen came brenda në parlament, votoni djalin tuaj, votoni numrin 50, ta kthejmë PDIU me 7 mandate në Parlamnentin e ardhshëm” 

Sipas tij, “PDIU do ketë 7 mandate jo thjesht deputetësh të rëndomtë, jam i bindur që ata do t’i mbani mend si deputetët e patriotizmit dhe identitetit tonë kombëtar”. 

“Kemi bërë cdo gjë që cështja came të kthehet në cështje kombëtare, sepse ne e themi shqip i duam shqiptarët të bashkuar, e duam Shqipërinë bashkë. Mbajeni dhe bëjei vlorën flamuribn e camërisë”, tha ai më tej.
Përvec parlamentit shqiptar, Idrizi u shpreh se duhet të ketë edhe një parlament mbarëkombëtar ku të përfaqësohen të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›