Arrihet konsensusi, Kuvendi miraton 3 ligjet. SHBA, BE, OSBE: U dëshmua konstruktivitet
TIRANE- Pas rreth një viti plot debate dhe apelit të ndërkombëtarëve ndaj 3 ligjeve të cilësuara si ligjet e integrimit, 3 draftet që prisnin në sirtar u miratuan sot me shumicë të cilësuar në Parlamentin e Shqipërisë. Votimi u bë gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Berisha, pas debateve që kaluan herë me tone fushate elektorale dhe herë në akuza personale, mes disa deputetëve socialistë dhe kreut të qeverisë.
Votimi i 3 ligjeve u bë pas propozimit që bëri kreu i LSI Ilir Meta ditë më parë ku duke iu drejtuar politikës së majtë e së djathtë, bëri thirrje që të miratohen ligjet sepse Shqipëria, sic theksoi ai, ka dhe një shans për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, brenda këtij viti.
Pas kompromisit që propozi Meta, PS iu përgjigj pozitivisht ftesës me kusht që ligjet të miratohen para zgjedhjeve, por të hyjnë në Kuvend pasi të vijë në pushtet qeveria e re. E në fakt, paketa e Brukselit hyn në fuqi vetëm me krijimin e Kuvendit të ri, ndërsa kryeministri Berisha anashkaloi kështu një referendum të premtuar nëse opozita nuk i votonte 3 ligjet. Berisha në fjalën e tij tha se në 235 ditë të vitit ka kërkuar çdo orë votimin e 3 ligjeve që i mbajti peng opozita. Sipas kryeministrit bllokimi ishte i qartë se u bë për interesa dhe rivaliteteve brenda së majtës ndaj kërcënoi se kjo do i përvëlojë më vonë ata.
E pavarësisht se Berisha bëri thirrje që të miratohet dhe pr/ligji për amnistinë fiskale, por opozita nuk dha konsensus në këtë seancë të fundit parlamentare.
VOTIMI
Kuvendi miratoi të enjten në seancë të jashtëzakonshme tre draftet e integrimit, pr/ligjin "Për gykatën e lartë"; "Për nëpunësin civil" dhe rregulloren parlamentare.
Pas debateve dhe replikash , deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë bashkuar votat duke i dhënë “OK” 3 ligjeve që i hapin dritën jeshile integrimit të Shqipërisë , shoqëruar me dispozitën, sipas të cilës ligjet hyjnë në fuqi më 1 tetor të këtij viti.
Pr/ligji "Për nëpunësin civil", një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike, u miratua me 107 vota pro dhe 2 abstenime.
Kuvendi miratoi gjithashtu me 108 vota pro rregulloren parlamentare , si dhe me 108 vota pro dhe 1 votë kundër pr/ligjin "Për gjykatën e Lartë".
Kryetarja e Parlamentit në përfundim të seacës, tha: "Kanë qenë cdo ditë në rendin e ditës. Nuk e kuptoj pse e bllokuat 3 vjet dhe 300 ditë mos me marr statusin".
VOTAT
LIGJET PËR GJYKATËN E LARTË
108 pro, nuk ka kundër, 1 abstenim
LIGJI PËR NËNPUNËSIN CIVIL
107 pro, nuk ka kundër, nuk ka abstenim
RREGULLORJA E KUVENDIT
108 pro, nuk ka kunder nuk ka abstenim
MIRATOHET PAKETA E BRUKSELIT
100 vota pro
AMNISTIA
Me 67 pro , shtyhet amnistia fiskale deri më 31 dhjetor.
META: VOTIMI I 3 LIGJEVE AKT POZITIV, STATUSI NË DHJETOR VARET NGA ZGJEDHJET
Ora 19:50- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka përshëndetur sot votimin e 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Në rolin e iniciatorit për votimin e këtyre ligjeve, Meta tha se parlamentarët shqiptarë regjistruan sot një akt të rëndësishëm për vendin që I hapin rrugën statusit të vendit kandidat.
“Kuvendi shënoi sot një akt të rëndësishëm duke miratuar tre ligjet, që ishte kushti më minimal për marrjen e statusit, duke treguar një akt të përgjegjshëm ndaj të ardhmes europiane dhe partnerëve ndërkombëtarë. Të tregohet më shpesh fryma e bashkëpunimit politik në interes të qytetarit”, tha Meta.
Sipas tij, Shqipëria është tashmë shumë praën marrjes së statusit kandidat në BE, por sic theksoi Meta, test I rëndësishëm mbeten edhe zgjedhjet e 23 qershorit.
“Pa asnjë diskutim që ne jemi shumë pranë marrjes së statusit, minimumi i domosdoshëm tashmë është realizuar. Së dyti mbetet test kyç mbarëvajtja e zgjedhjev të 23 qershorit. I ftoj të gjithë të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, brenda dhjetorit do marrim statusin. Kjo e sotmja ishte ngjarje pozitive, në kulmin e fushatës tregon se mund të gjendet kompromisi në të mirë të vendit, pavarësisht retorikave është dhënë një mesazh shumë pozitiv”, tha ai më tej.
Pavarësisht ngërçit në KQZ, Meta u shpreh se më 23 qershor politika ka mundësi të arrijë standardet e kërkuara.
“Të respketohet kodi, të evitohet gjuha e denigrimit në fushatë, të tregojmë një nivel më të lartë si politikanë, të kemi standard më të lartë komunikimi me njëri-tjetrin, besoj se në këtë drejtim janë të gjitha mundësitë që zgjedhejt e 23 qershorit të arrijnë standarde të mira pavarësisht KQZ. Kemi mundësi të ecim përpara, më shpejt”, tha ai.
SHBA, BE, OSBE: Përshëndesim miratimin e 3 ligjeve, u dëshmua konstruktivitet
Ora: 16:20 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE, nëpërmjet ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, kanë përshëndetur sot miratimin në Kuvend të 3 ligjeve të konsideruara si çelësi për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ambasada Amerikane, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, inkurajon parlamentin dhe qeverinë e ardhshme, që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, që të vijojnë përmbushjen e të gjitha kritereve, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
“Ambasada mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Wollfarth: I hapet rruga realizimit të reformave
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth përshëndeti sot miratimin e 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Sipas tij, votimi sot hapi rrugën për realizimin e reformave të mëtejshme të Shqipërisë.
“Në fakt sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë se hapi rrugën për hapa të mëtejshëm për reformat. Unë mendoj se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur sot dhe con drejt një hapi konstruktiv. Ky ishte një hap konstruktiv se hap rrugën drejt reformave se ky është një vit shumë vendimtar drejt BE”.
“Unë do të doja në fakt të përgëzoja ata që merren me këto ligje dhe ata që miratuan këto 3 ligje.
Në fakt OSBE është pjesë e së ardhmes së Shqipërisë dhe dëshiron të jetë pjesë e një të ardhmeje më të mirë të Shqipërisë, dhe integrimi europian do të thotë më shumë paqe më shumë prosperitet. Unë besoj se ishte një ditë goxha lehtësuese dhe besoj se do jetë dhe hapja e një dite edhe më të mirë për Shqipërinë”.
I pyetur rreth cështjen ende të pazgjidhur në KQZ, Wollfarth theksoi se uron që tek ky institucion të plotësohet me anëtarët e duhur.
“Dua që të kemi një KQZ të plotë, por ta ndajmë nga procesi i miratimit të 3 ligjeve. Por kur ndërton të ardhmen e një vendi nuk mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet”, tha ambasadori duke buzëqeshur.
Sequi: Provë se politika mund të bashkëpunojnë për të mirën e vendit
Bashkimi Evropian mirëpret miratimi ne 3 ligjeve të integrimit në Kuvendin e Shqipërisë. Në një prononcim për mediat, pas mbylljes se seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku mori pjesë, kreu i prezencës së BE-së, Ettore Sequi duke përshëndetur partitë politike tha se kjo ishte prova që palët mund të gjejnë konsensus kur bëhet fjalë për të mirën e vendit.
“Ne e mirëpresim miratimi ne kësaj pakete, 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit. Kjo vërteton atë që kam thënë gjatë inaugurimit të një projekti. Shqiptarë kanë mundësinë dhe kapaciteti dhe vullnetin e mirë kur duan të punojnë. Miratimi i ligjeve është i rëndësishëm jo vetëm se është kërkuar nga Brukseli, por dhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë kur është në të mire të vendit. Ju e mbani mend kur fyle bëri prezantimin e kritereve tha se ishte me rëndësishme që ligjet të kalonin në parlamenti. Një raport në të cilën do të përfshihen lufta kundër krimit të organizuar, Mendoj se është ditë e rëndësishme që u miratuan”, tha Sequi.
Nuk pati ndryshim në tre ligji, ndërkohë që i vetmi i është që të hyjin në fuqi pas qeverisë së re?
“Mendoj se Parlamenti është sovran dhe sot u duk që të gjithë ishin dakord”
KQZ, nuk u gjet konsensus?
“Sic e thashë besoj se Shqipëria i ka kapacitetet të punojë me angazhimin e duhur për të arritur rezultate dhe miratimit i ligjeve e vërteton këtë gjë. Por, me këtë rast dëshiroj të përsërisësh një gjë që mendimin tonë është e rëndësishëm” , tha Sequi duke theksuar se zgjedhjet lira janë kritike për funksionimin e institucioneve.
BERISHA NE “FACEBOOK”: PAS 236 DITE BLLOKIMI, TRI LIGJET U VOTUAN!
Ora: 15:50 - Menjëherë pas miratimit të 3 ligjeve të integrimit në Kuvend, kryeministri Berisha shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se me këtë votim fituan të gjithë ata që luftuan për të çuar përpara Shqipërinë drejt rrugës europiane.
“Të dashur miq, sot pas një bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditësh tri ligjet u votuan në Parlament. Me këtë, fituan të gjithë ata që luftuan çdo ditë për votimin e tyre, shqiptarët, qe integrimin europian e kanë ëndrrën, projektin më të bukur për të ardhmen e tyre dhe ty fëmijëve të tyre. Kurse ata që me bllokimin për 236 ditë të këtyre ligjeve lanë për 1 vit Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat, vetëm sa lanë fytyrën me ujërat e pellgut të zi të bllokimit të tyre. Përpara për statusin e vendit kandidat. Përpara drejt fitores!”,- shkruan kryeministri.
DEBATI ORE PAS ORE SOT NE KUVEND
KUVENDI MIRATON SHPËRNDARJEN E FONDEVE PUBLIKE PËR PARTITË PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT
Ora 14:10 Kuvendi miratoi të enjten projektvendimin "Për shpërndarjen e fondeve publike për subjektet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013".
Sipas p/vendimit, sasia e fondeve publike që do t'u shpërndahet këtyre subjekteve për procesin zgjedhor të 23 qershorit është 65 milionë lekë. Nga ky fond, PD dhe PS do të përfitojnë pjesën dërrmuese. Kështu, Partia Socialiste, e cila është renditur e para në zgjedhjet e 2009-s për numrin e votave, do të sigurojë 26.115.596 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta me 10 mijë vota më pak, do të marrë 25.688.615 lekë.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 3.1 milionë lekë. Mbi 1 milion lekë arrijnë që të sigurojnë edhe dy parti të tjera politike, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Me vlera më të ulëta vijojnë partitë e tjera, të cilat kanë siguruar një numër më të vogël votash në zgjedhjet e kaluara, si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, etj.
Të 13 subjektet politike kanë siguruar në 2009-n 1.467.424 vota dhe në total do të përfitojnë 61.750.000 lekë. Pjesa e mbetur nga fondi 65 milionë lekë do t’u shpërndahet 53 partive të tjera politike. Të gjitha këto parti të mbetura do të marrin nga 61 mijë lekë
KUVENDI MIRATON SHTYRJEN E AFATIT TË LIGJIT TË FJALES SE BORXHEVE TATIMORE E DOGANORE
Ora 14:05 Me 67 vota pro Kuvendi miratoi këtë të enjtë në senacën plenare të jashtëzakonshme, shtyrjen e afatit të ligjit të faljes së borxheve tatimore e doganore. Maxhoranca propozoi miratimin e ligjit për amnisti të plotë ku përfshiheshin përvec faljes së gjobave edhe legalizimi i aseteve, kapitaleve, etj, por nuk gjeti konsensusin e opozitës. Sërish në prill të vitit 2011, kur u paraqit për herë të parë ky ligj, opozita kundërshtoi ta votonte, por këtë radhë me argumentin se është një ligj elektoral. Në këto kushte maxhoranca propozoi shtyrjen e afatit të ligjit për faljen e borxhit deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2013.
NËPUNËSI CIVIL, KUVENDI MIRATON ME 107 VOTA P/LIGJIN
Ora 14:00 Kuvendi miratoi të enjten në seancë të jashtëzakonshme me 107 vota pro dhe 2 abstenime pr/ligjin "Për nëpunësin civil", një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike. Ligji do të hyjë në fuqi më datë 1 tetor 2013.
I hartuar nga Departamenti i Administratës Publike dhe nga ekspertë të huaj, ligji i ri sjell disa risi si: forcimi i institucioneve ligjzbatuese; departamenti dhe komisioni i Shërbimit Civil; krijimi i shkollës së Administratës Publike, etj.
Krijimi i trupës së lartë të nëpunësve civilë është një tjetër risi e ligjit. E përbërë nga drejtorët e përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve vartëse, kjo trupë propozohet që të jetë pjesë e shërbimit civil.
Rekrutimi i nëpunësve të rinj është një tjetër risi e ligjit të ri për punonjësit e administratës publike. Drafti parashikon marrjen në punë të nëpunësve më të përgatitur, duke rritur kështu dhe standardet e pranimit në shërbimin civil.
MIRATOHET ME 108 VOTA PR/LIGJIN PER GJYKATA E LARTË
Ora 13:55 Kuvendi miratoi të enjten me 108 vota pro dhe 1 votë kundër pr/ligjin "Për Gjykatën e Lartë", pjesë e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian, dhe një nga tre draftet e vendosura si kusht nga Brukseli, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2013.
Drafti, miratimi i të cilit u refuzua për rreth 7 muaj nga opozita, është hartuar në bashkëpunim me misionin EURALIUS. Ai përfshin tre shtylla kryesore që lidhen me: emërimin e gjyqtarëve, kriteret e tyre, si dhe afatet konkrete për zëvendësim, kur ju mbaron mandati.
Risia e parë në ligjin, të cilit i ndryshohen dhjetë nene, ka të bëjë me numrin e gjyqtarëve, i cili nga 17 shkon në 19 gjyqtarë, të cilët do të jenë të ndarë jo në dy dhoma që ka sot Gjykata e Lartë, por në 3 të tilla dhe secila prej tyre do të ketë nga 6 anëtarë. Përsa i përket gjykimit, p/ligji parashikon që të mos ketë kolegje vetëm me 5 gjyqtarë, por edhe me 3.
PATOZI: FALEMINDERIT ILIR META QË NA NXORRE NË PRITE EDI RAMËN
Ora 13:21 Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi falënderoi kreun e LSI-së, Ilir Meta që sipas tij u bë shkak për mbledhjen e seancës së sotme parlamentare.
“Ju falenderojmë se në mesin e fushatës elektorale, tani ju kanë rënë të gjitha akuzat. Faleminderit Ilir Meta që e nxore ne pritë Edi Ramën, me dashje apo pa dashje. Të kemi kundërshtar, por ti u bërë shkak për të mbledhur k ëtë seancë ku cdo shqiptar do të dalë i fituar përvec Edi Ramës. Ilir Metën mund të akuzoj për 1 mijë gjëra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur të njëjtin qëndrim si para dhe pas ‘darkës së ngjalave’ dhe marrëveshjes së 1 prillit”, tha Patozi.
Numri 2 i Partisë Demokratike tha se sot është dita që shqiptarët do të shohin se cfarë ishte në gjendje të bënte kreu i PS-së Edi Rama. Për të marrë karrigen e kryeministrit. Sipas patozit, më 23 qershor, opozita do të ndëshkohet nga verdikti i sovranit.
“Shqipëria nuk bëhet as më e mirë as më e keqe pas votimit të 3 ligjeve, ajo mbetet vendi i halleve të pazgjidhura, por edhe e arritjeve më të mëdha gjatë mandateve të kësaj mazhorance. Jemi tmerrësisht të votuar, por nuk ka një rast të dytë kur fajtori shkëlqen me mungesën e tij. Sot është dita për të kuptuar se për shkak të paranojës së një njeriu PS është rreshtuar kundër interesave me jetike të shqiptarëve. Sot është dita të njohim Ramën ‘lakuriq’, jo atë të fitove të vitit 2007, pasi nuk janë asgjë krahasuar me ditën e sotme. Sot është dita për të parë se cfarë është në gjendje e të bëjë mendje e fiksuar e një drejtuesi i cili është fiksuar me karrigen e kryeministrit. Tani kanë rënë të gjitha alibitë e sforcuara të kreut te PS-së. Nuk flitet me për Fierin as për zgjedhjet”, tha ndër të tjera Patozi.
BERISHA THIRRJE ADMINISTRATËS: SHPREHNI HAPUR PIKËPAMJET PARTIAKE
Ora13:19 Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka bërë thirrje punonjësve të administratës përvec, policisë së shtetit, SHISH dhe forcave të armatosura që të shprehin hapur pikëpamjet politike.
“Dua të qartësoj para opinionit publik disa momente të rëndësishme, por përballet dy qëndrime. Qëndrimi i bazuar mbi lirinë e qytetarit dhe qëndrimi i bazuar në skllavërim të nënpunësit, i konceptuar në mënyrën më arkaike dhe urrejtjen më të madhe. Tani do të bëj të qartë dhe ju bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, përvec forcave të armatosura, policisë se shtetit dhe shërbimit informativ të shprehin haptaz dhe të mbrojnë haptaz vlerësimin e tyre për programin që duan, jeni njerëz të lirë. Ka ikur koha,. Dëgjoni ish-kreytarin e Bashkisë, herë i quan robër herë skllevër, se këtë koncept ka ai për punonjësit e administratës”, beri thirrje Berisha.
Berisha iu përgjigj akuzave të Tahirit, ndërkohë që theksoi se deputetet socialiste dhe aleati i tyre Ilir Meta do ti japin llogari Ramës nëse humbin zgjedhjet.
“Një njeri, gënjeshtar nga gjykata e nxjerr një formular, nuk është formular dogane dhe kontrabande. Ajo është fishë për cdo zgjedhësh shqiptar. E përgëzoj zonjën Ermira për përkushtimin e saj. Partia ka stadin e identifikimit personal, fizik vullnetar të cdo zgjedhësi. Normale, partia bën studimin e prirjeve tendencave , të zgjedhësve. Partia merr mendimeve për programin e saj përmes zgjedhësve. Ju dhe aleati juaj do jepni llogari kur të humbni zgjedhjet ju po votoni për ta kallur atë, puna juaj”, shtoi Berisha.
TAHIRI: FIERI ËSHTË CLIRUAR. KEMI RIVALITET BRENDA SË MAJTËS PËR ÇMIMIN E KARRIGES TËNDE
Ora 13:50-Në diskutim për përligjin për nëpunësin civil, deputeti Sajmir Tahiri tha se qarku i Fierit është cliruar nga ngërci. Më tej Tahiri iu përgjigj Berishës lidhur me debatin rreth së majtës për punën e kryeministrit.
“Nësse kishe hallin për Fierin, ta them unë z kryeministër, Fieri është cliruar. Këshilli bashkiak nuk të përket me është cliruar, qarku i Elbasanit është cliruar. Mos u kap pas fijes së barit me Fierin, ne i kthyem legjitimitetin qarqeve dhe mos qaj hall për cfarë ke dëgjuar, shko shih në realitet.
Nëse ke hallin e Ramës, do e shohësh si kryeministër të ardhshëm.
Nëse ke hall rivalitetin brenda së majtës, në fakt e kemi një rivalitet se Meta thotë se do e marrësh karrigen në shpi me vete. Dhe ne ashtu themi karrigen me vete do e marrësh në shtëpi, por ama ta japim 1 euro. Ky është rivaliteti ta marrësh falas, apo ta marrësh me 1 euro”.
BERISHA-MAJKOS: KUR S’TË VOTOI MALIQI DO BËHESH KURBAN NË TIRANË
Kryeministri Sali Berisha në vijim të fjalës së tij në Kuvend bëri dhe ironi me deputetet e opozitës. Teksa i ka ftuar ata të votojnë tre ligjet dhe bashkë me ta edhe amnistinë fiskale, Berisha i është drejtuar deputetit të PS-së, Pandeli Majkos, kandidat në listën e Tiranës.
“Majko të ka sjellë për kurban në Tiranë, kur s’të votojë Maliqi do të votojë Tirana ty, mos më thuaj mua”-tha Berisha.
BERISHA: UNË LIGJET I VOTOJ, POR VOTONI DHE AMNISTINË
“Ne ligjet do i votojmë por unë them votoni dhe amnistinë”, tha Berisha në përgjigje të Bushatit.
DITMIR BUSHATI: PSE PËRZIENI AMNISTINË ME 3 LIGJET
Ora 12:45-Nga ana e tij deputeti socialist Ditmir Bushati deklaroi se Kryeminsitri Sali Berisha nuk ka respekt për deputetët pasi jo vetëm që nuk ngrihet në këmbë kur flet, por tenton të përziejë situatat duke futur në votim 3 ligjet dhe amnistinë fiskale
AMNISTIA, BERISHA: TË LËMË MËNJANË INATET PARTIAKE
Ora 12:35 Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka bërë thirrje ligjvënësve socialist që të votojnë ligjin për amnistinë.
Berisha i tha deputetëve socialist se për shumë prej tyre ky është rasti i fundit për të votuar, ndaj i ftoi që të vendosin bashkërisht dhe të lënë mënjanë inatet partiake.
“Urdhëroni ta votojmë si një akt gjeneroziteti të shtetit dhe e mbyllim këtë seancën me vendime shumët ë rëndësishme, nuk keni shkak refuzoni ligjin e amnistisë. Cfarë do u thuash zoti Majko biznesmenëve të Tiranës që kanë punësuar qindra mijëra vetë. Cfarë do u thoni biznesmenëve të Elbasanit, që u përpoqët ti pengoni tunelit të paktën jepeni amnistinë. Cfarë do u thuash biznesmenëve në Korëë. Kryetari premtoi të heqë gjobat e 1 marsit dhe këtej hajde ti bëjmë qytetarët e drejtë para ligjit. Pse vini me paragjykimit, pse vini me partitshmëri. Kini nevojë për konsultime merrni kohën që duhet. Si mund të shkosh Mimi në Lezhë dhe tu thuash nuk jam për amnistinë. Vali ti ja ke lënë në dorë Koços në dorë. Shko shif rrugën e Qiparoit, i mori paret e qeverise fshatareve dhe nuk bëri rrugën. Shteti ndëshkon shteti fal. Hajde amnisti totale. E the bukur. Del se ne kemi ndëshkuar demokratët dhe nuk voton. Thua se kemi ndëshkuar socialistet hajde të bëjmë amnistinë Pandeli”, tha Berisha .
Kryeministri ka ironizuar me deputet socialistë në lidhje me kandidimin e tyre si dhe zhvillimet më të fundit brenda grupeve te tyre parlamentare.
“Pandeli të solli në Tiranë për të humbur dhe nuk fol dot. Ty te ka sjellë në Tiranë për kurban. Kur nuk te votoi Maliqi pretendon te votoje Tirana. Ju lutem te votoni për amnistinë. Keni nevojë për mbledhje grupi, por nuk keni Rucin. Cfarë dëshironi bëjmë, nga një anë akuzoni se kanë shkuar gjobat majtas hajde ti falim. Për shumicën tuaj është rasti i fundit që të votoni për një amnisti. Me cfarë shoh unë uraganin tim. Bashkim e njohe mbrume Kuçovën apo jo. Bravo nuk e njohe, nuk e parë kurrë. Mos na fusni në fushatë. Ju kërkoj njerëzisht të votojmë ligjin. Inatet ndërpartiake nuk duhet të bllokojnë dhuntinë e shtetit për të falur. Shtetti nuk është gjakësor, por është sovran është i dejtë, është në tërësi. Tavo... Tavo.....po bëhen komplote kundër tij dhe e besoj plotësisht”, theksoi Berisha.
3 LIGJET, BERISHA SOT DO TI VOTONI POR DO PËRVËLOHENI. PO PSE NUK E PËRMENDI FIERIN?
Ora 12:30-Kryeministri Sali Berisha sapo mbërriti në seancën plenare mbajti një fjalim kushtuar 3 ligjeve ku akuzoi opozitën se ‘varrosi’ statusin për interesa vetjake.
“Thirra këtë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit me qëllimin që parlamenti pas 235 ditësh bllokim nga kryetari i PS ndaj 3 ligjeve pasi e nxorri vendin jashtë statusit të vendit kandidat, shprehën më në fund dëshirën për të votuar 3 ligjet. Shkaku themelor i thirrjes së parlamentit ishte votimi i 3 ligjeve për të cilat PD ka bërë thirrje cdo ditë për votim. Në votimin e sotëm, pasi u varros statusi për 1 vit, parlamenti kryen një akt, me të cilin kursen një shumë të konsiderueshme parash që do të përdorej për referendum, por parlamenti i bën ligjet aktive, me votën e tij dhe në këtë mënyrë kursehen rreth 6 milionë euro pasi janë humbur disa qindra milionë euro nga shkelmi që i bëri kreu i PS nga statusi i vendit kandidat”.
Berisha i bëri thirrje opozitës të kërkojë falje për humbjen e statusit. Sipas kryeministrit, nëse opozita voton sot 3 ligjet, kjo është dëshmi se ata nesër do përvëlohen.
“Ndaj shqiptaret duhen ta dinë mirë se ata që shkelmuan hodhën në kosh 3 ligje që kërkoheshin për marrjen e statusit krijuan një pellg të zi me ujin e të cilit po lajnë sot fytyrën. Nëse ju i kërkoni të falur shqiptarëve për 235 ditë shkelmim të interesave të tyre, unë nuk kam asnjë koment, nëse ju e votoni sot për shkak të rivaliteteve të brendshme atëhere ky votim do ju përvëlojë. Ju të jeni të sigurt se do lani sytë me ujin e pellgut të zi që krijuat vetë”.
Madje Berisha përmendi dhe cështjen e ‘Fierit”.
“Kaq kam për ligjin. Po ku e keni Fierin, z Blushi ku është Fieri. Ja pra ku jeni ju, a jeni ngritur 30 herë këtu dhe thatë Fieri, Fieri e bëtë njëlloj si Dushku dikur”.
RINIS SEANCA, BERISHA NË SALLË
Ora 12:19 Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku pritet votimi i tre drafteve të integrimit, pr/ligjit "Për gykatën e lartë"; atij "Për nëpunësin civil" dhe rregullores parlamentare, rinisi pas një ndërprerje të shkurtër të kërkuar nga grupi socialist i opozitës. Në sallën e Kuvendin ka mbërritur edhe kryeministri i vendin Sali Berisha.
OKETA: SEANCA SOT JO SERIOZE
Ora 12:10-Gazmend Oketa i FRD komentoi për "News 24" se mbledhja e kësaj seance plenare të sotme nuk është aspak serioze, jo vetëm për faktin sesi po rrjedhin ngjarjet deri në zhvillimin e saj, por sepse në prag të zgjedhjes së parlamentit të ri nuk mund të votohet reforma parlamentare aq shumë e diskutuar.
PS MBLEDH GRUPIN, QEVERIA CAKTON MBLEDHJE NË ORËN 14:00
12:05 Grupi parlamentar i PS, po zhvillon mbledhjen e grupit në këto momente për të vendosur se vendimi do të marrin lidhur me 3 ligjet. Ndërkohë, nuk dihet fati i seancës plenare, e cila sot ka një axhendë të ngjeshur dhe plot zhvillime. Ndërkohë, në një njoftim zyrtar qeveria lajmëron mbledhjen e radhës rreth mesditës në orën 14:00.
NDERPRITET SEANCA, BALLA KERKOI MBLEDHJEN E GRUPIT TE PS
Ora 11:40-Ndërpritet seanca plenare pak minuta pasi ka nisur. Shkak është bërë një kërkesë e deputetit socialist Taulant Balla që kërkoi shtyrje të seancës. Balla tha se PS kërkon të mbledhë grupin parlamentar për të vendosur se cfarë vendimi do të marrin lidhur me 3 ligjet.
BRACE: SEANCA PO VONOHET, SKANDAL
Ora 11:00-Deputeti socialist Erjon Braçe ka shkruar në "Twitter" se kjo vonesë që po ndodh për nisjen e seancës parlamentare, është skandaloze.
“Kjo që po ndodh me Kuvendin është skandal. Kanë një orë qe s’vijnë, as Topalli, as Berisha, as Bregu”, shkruan Brace.
Ndërkohë që Brace shkruan këto deklarata në rrjete sociale, kryeministri Sali Berisha ishte duke kryer disa inaugurime në Tiranë, një projekt tek doganat, dhe në Kamëz, Pallatin e Kulturës.
KUVENDI NIS SEANCA
Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare të jashtëzakonshme, rreth orës 11:20 ( më vonë se ora e paralajmëruar 10:30). Parlamenti në seancën e sotme krahas tre ligjeve të integrimit ka vendosur në axhendë edhe ligjin për amnistinë fiskale, kërkesë kjo e përsëritur vazhdimisht nga komuniteti si një domosdoshmëri për çlirimin e eknomisë në kushtet e rritjes së presionit të krizës ekonomike globale.
Mësohet se nuk është përfshirë në këtë axhendë të sotme të Kuvendit, cështja e KQZ, ndersa ne llozhat e Kuvendit po ndjekin seancen dhe trupa nderkombetare te akredituar si ambasadore ne Shqiperi.
Kuvendi nisi debatet mes se majtes e se djathtes menjehere sapo kryeministri Berisha mori fjalen. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në nisje të seancës tha se kryeministri Sali Berisha ka zbatuar të drejtën e tij Kushtetuese për të thirrur Kuvendin. “Tre ligjet kanë qenë në rendin e ditës çdo ditë për t’u votuar”, tha Topalli.
Pas hapjes së seancës nga Topalli dhe leximit të rendit të ditës, në emër të grupit socialist, deputeti Arben Ahmetaj tha se dy pr/ligjet ai "Për Gjykatën e Lartë" dhe p/ligji "Për nëpunësin civil", duhet të kalojmë vetëm për votim, pa iu nënshtruar diskutimeve.
"Këto dy p/ligje duhe të kalojnë vetëm për votim dhe kjo është e konfirmuar edhe në rendin e ditës. Kjo do të thotë që për të shprehur vullnetin duhet të kishte nga një diskutim për secilin grup parlamentar, ndërsa për rregulloren e parlamentit mund të regjistrohen emra të tjer", tha deputeti Ahmetaj.
Ndërkohë, deputeti Taulant Balla kërkoi që seanca të shtyhej 10 minuta : “Kërkoj 10 minuta pushim për një mbledhje të grupit të PS”.
Qeveria shqiptare ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar se kryeministri i ka kërkuar zyrtarisht Parlamentit të mbledhë Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ku përveç tre ligjeve të ashtuquajtura të integrimit, do të kërkojë miratimin e ligjit për amnistinë fiskale.
Për këtë seancë, e thirrur me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, socialistët janë deklaruar se do të pranojnë votimin e tre drafteve nëse ato do të hyjnë në fuqi në shtator, ndërsa kanë kërkuar që kjo çështje të mos ngatërrohet me ligjin "Për amnistinë fiskale".
3 LIGJET DHE AMINISTIA SOT NE SEANCE TE JASHTEZAKONSHME
Qeveria shqiptare ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar se kryeministri i ka kërkuar zyrtarisht Parlamentit të mbledhë Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ku përveç tre ligjeve të ashtuquajtura të integrimit, do të kërkojë miratimin e ligjit për amnistinë fiskale. Sipas sqarimit nga kryeministria, bëhet fjalë për një variant të miratuar nga qeveria në 23 mars 2011 dhe të paraqitur në Kuvend.
Në mars 2011, qeveria miratoi projektligjin "Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor". Qeveria paraqiti një variant, atë të amnistisë, e që nuk u arrit të miratohej për shkak të mosafrimit të konsensusit nga ana e opozitës. Në këto kushte ligji u modifikua duke u kthyer në një proces faljeje.
Procesi i amnistisë totale, sipas draftit të atëhershëm, do të përfshinte legalizimin e kapitalit, faljen e pasurive të paluajtshme, të pahipotekuara deri tani, faljen e gjobave, kamatvonesave e gjithë detyrimet ndaj tatimeve dhe doganave.
Sipas draftit të atëhershëm, në rrethin e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit të kapitalit përfshihen: personat fizikë apo juridikë që deklarojnë, brenda kushteve të parashikuara nga ky ligj, shuma në të holla, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, dhe/apo diferenca pozitive që rezultojnë nga rivlerësimi i aseteve të parashikuara nga ky ligj e gjithashtu çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili brenda kushteve të parashikuara në këtë kre, deklaron shumën në të holla.
Ndërkohë ligji për faljen parashikonte të faleshin vetëm gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e papaguara në dogana dhe tatime. Për çdo gjobë ose kamatë të papaguar dhe që do të amnistohet, mund të vihet një përqindje, por sigurisht kjo lloj amnistie lë jashtë kapitalet.
Në atë kohë, në mungesë të bashkëpunimit të opozitës, Kuvendi miratoi variantin e dytë, atë të faljes, që ishte më e ngushtë, nuk kishte të gjithë spektrin e amnistimit. Varianti i pranuar nuk u prit mirë nga biznesi pasi sipas tyre kërkoheshin siguri për mos penalizim nga ana e adminsitratës tatimore pas deklarimit vullnetar nga ana e biznesit. Në këto kushte biznesi nuk u përfshi në këtë proces. I vetmi zë që njohu sukses ishte rivelerësimi i banesave. Edhe kjo pjesë e amnistisë pavarësisht se nga qeveria u deklarua si i suskeshsëm u rihap sërish në kohën kur shumë emigrantë pritet të kthehen dhe mund të për itojnë për të rivlerësuar banesat e tyre.
(d.b/e.m/er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta: Votimi i 3 ligjeve akt pozitiv, statusi në dhjetor varet nga zgjedhjet Dy ish-të përndjekur politikë kapen para Kuvendit me bidona me benzinë Replika, Bushati: Pse s’jemi si Kroacia. Berisha: Të përgjigjet Sul Bushati. Reagon Tahiri Berisha-Majkos: Kur s’të votoi Maliqi do bëhesh kurban në Tiranë Fyle përshëndet miratimin e 3 ligjeve: Ruani konsensusin ndërpartiak SHBA, BE, OSBE: Përshëndesim miratimin e 3 ligjeve, u dëshmua konstruktivitet