Pacolli evakuon shqiptaret nga Egjipti

Bexhet Pacolli
Prishtine 4 shkurt NOA 8211 Behgjet Pacolli ka ndermarre nje iniciative qe nga dita e sotme per evakuimin e te gjithe shtetasve kosovare te cilet jane ne Egjipt. Sipas autoritete kosovare jane 160 persona qe jetojne ne kete vend apo ndodhen aty per arsye te ndryshme.
Pjesa e pare e te evakuarve jane familje me femije nga Kajro dhe Aleksandria te cilet gjate nates se sotme do te terhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do te mberrijne neser ne Kosove.
Ndersa evakuimi i pjeses tjeter do te vazhdoje edhe pasditen neserme. Pacolli ka marre persiper te gjitha shpenzimet e nevojshme per evakuimin dhe sigurine e te gjithe shtetasve te Kosoves qe ndodhen ne Egjipt. Te gjithe familjaret ne Kosove te cilet posedojne ndonje shenje per ekzistimin e familjareve te tyre qe ndodhen ne Egjipt dhe kane nevoje per ndihmen tone te lajmerohern ne keto kontakte 038/224-021 dhe 038/243-877 rejhanvgmail.com.
a.k/NOA