Jep dorëheqje drejtori i Statistikave
Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 23:06
Në vlugun e përgatitjes së institucioneve vendëse për të filluar regjistrimin e popullsisë, i cili është paralajmëruar për në prill të këtij viti, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Entit të Statistikave të Kosovës, Nait Vrenezi, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar zyrtari për informim në Ministrinë e Shërbimeve Publike, Visar Xani.
“Zoti Vrenezi e ka paraqitur dorëheqjen dhe atë e ka dorëzuar në zyrën e kryeministrit”, ka thënë Xani.
Thirrjeve të gazetës për të kuptuar arsyet e dorëheqjes nuk u është përgjigjur Vrenezi.