E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shatri: Mosrritja e pagave, dështim i radhës

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 22:09

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për moszbatimin e rritjes së pagave.

Ai e ka quajtur dështim të radhës moszbatimin e vendimit të kryeministrit Thaçi.

Ai tha së rritja e pagave është e mundur, por, sipas tij, jo me këtë qeverisje të Thaçit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar sot për moszbatimin e premtimit për rritjeve të pagave.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Financave, atëbotë nga radhët e LDK-së, tani anëtar i AAK-së, ka thënë së rritja e pagave për shërbyesit civil është e mundur, por sipas tij kjo mund të arrihet me një qeverisje më të mirë dhe siç tha ai jo me qeverisjen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›