E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për shëtitore në Mitrovicë

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 21:39

Në qytetin e Mitrovicës këtë vit pritet të nis realizimi edhe i një projekti tjetër shumë të rëndësishëm. Tashmë ekspertë të angazhuar nga Komisioni Evropian, kanë përgatitur projektin për shëtitoren e qytetit që përfshinë rrugën prej sheshit “Adem Jashari” në drejtim të Shtëpisë së Mallrave e deri te palestra e sportit “Minatori”.

Lidhur me projektin e shëtitores, drejtori i Urbanizimit, Mehdi Bala tha se nga prezantimi është sqaruar se në zonën e përmendur nuk do të ketë fare trafik.

Sipas tij, sheshi “Adem Jashari” do të shndërrohet në një vend të përshtatshëm për manifestime të ndryshme dhe do të zë më shumë se 10 mijë veta. Ndërsa, tek shtatorja e “Mehë Ukës” do të ndërtohet një pjesë e veçantë e shëtitores, që do të njihet si pikëtakim.

Realizimi i këtij projekti që do të financohet nga Komisioni Evropian ka një vlerë prej 2.2 milionë eurosh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›