Pacolli ftohet në Itali
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka ftuar Presidentin Pacolli për vizitë në Itali.
Giorgio Napolitano i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit Pacolli për të vizituar këtë shtet.
Presidenti Pacolli do të takohet me Presidentin Napolitano. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Italisë së bashkuar, që do të mbahet më 2 qershor në Romë.
“Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverisë Italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë. Me shpresën se shumë shpejt do t’ju takoj në Romë, kam kënaqësinë t’ju shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta”, shkruan ndër të tjera në ftesën e tij Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.
Presidenti Pacolli e ka pranuar më kënaqësi ftesën e dorëzuar nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni.
Gjatë vizitës në Romë, Presidenti Pacolli do të realizojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit italian, me komunitetin e biznesit dhe takime të tjera.