E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barna të kontrabanduara në automjetin e ndihmës së shpejtë

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 19:00

Njësitë anti-kontrabandë të Doganës se Kosove, gjatë kontrollit të zhvilluara gjatë fundjavës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë zbuluan medikamente pa banderola.

Saktësisht, në fshatin Kqiq njësitë mobile të Doganës kanë ndalur për kontroll automjetin autoambulancë me targa të Novi Pazarit, ku edhe janë gjetur medikamentet.

Zyra për Informim e Doganës bëri të ditur se automjeti në fjalë i përkiste shtëpisë se shëndetit të Novi Pazarit dhe se ky automjet transportonte dy pacientë.

“Pas një kontrolli fillestar është vërejtur se në pjesën e pasme përveç pacientëve kishte edhe sasi të konsiderueshme të medikamenteve. Automjetin në fjalë e është dërguar deri në fshatin Uglarë – Fushë Kosovë për t’i dërguar dy pacientë në ambulantë. Në këtë rast është kërkuar edhe asistenca e Policisë së Kosovës.

Pas vendosjes së pacientëve në ambulanten e fshatit Uglarë autoambulanca është dërguar në drejtorinë e doganës për kontroll detaj, ku edhe është bërë konfiskimin dhe numërimi i medikamenteve”, thuhet në komunikatë

Sasia e medikamenteve te ndaluara është: sinacilin 500 mg x 12 kaps – 48 kutia për shitje me pakicë, presolol 100 mg x 30 tabl – 50 kutia për shitje me pakicë, prilenap hl x 20 tabl – 100 kutia për shitje me pakicë, enalapril 20 mg x 20 tabl – 80 kutia për shitje me pakicë, atenolol 100 mg x 14 tabl – 20 kutia për shitje me pakicë, ranital 150 mg x 20 tabl – 50 kutia për shitje me pakicë

Bëhet e ditur se e tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, dhe rasti në fjalë është dorëzuar te sektorit për Kundërvajtje Doganore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›