E Diel, 1 Nëntor 2026

Karabinieria italiane ndihmon Caritas-in

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 19:31

Karabinieria italiane përmes Kryqit të Kuq të Kosovës ka ndihmuar të hënën Caritas-in e Kosovës me mjete sanitare dhe farmaceutike, të cilat kjo organizatë do t’ua dhuroj njerëzve me nevojë dhe institucioneve shëndetësore.

Me këtë rast përfaqësuesi i karabinierisë majori Giuseppe Sportelli është shprehur se aktivitete të tilla janë duke zhvilluar në gjithë Kosovën së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës.

“Kjo është njëri ndër aktivitetet tona që e zhvillojmë në tërë territorin e Kosovës. Ne, kohëve të fundit së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Caritas Kosova kemi ndërmarr një fushatë të identifikimit të nevojave të popullatës dhe institucioneve me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës”, theksoi Sportelli.

Mësohet se një aktivitet i ngjashëm humanitar është zhvilluar edhe në komunën e Klinës.

Ndërkaq, drejtues të Caritas-it të Kosovës janë shprehur se kanë në dispozicion me shënime të sakta se kush ka nevojë për këto lloj ndihmë.

Sipas drejtorit ekzekutiv në Jak Gjonit , të gjitha këto ndihma ju dedikohen personave që kanë nevojë për këtë ndihë në Kosovë.

“Nevojat janë të mëdha. Ndihmat e këtij njësiti do të dedikohen aty ku ka më së shumti nevojë”, ka thënë Gjoni.

Ndërkohë edhe sekretari i Kryqit të Kuq në Ferizaj, Ekrem Qorrolli, ka thënë se si organizatë gjithmonë janë ndërmjetësues të aktiviteteve humanitare.

“Edhe në këtë rast, përmes karabinierve italian kemi gjetur bashkëpuninmin që këto ndihma ti sillen Caritas-it në Ferizaj” tha Qorrolli.

Për më tepër bëhet e ditur se aktivitete të tilla humanitare ndërmjet këtyre tri autoritete do të zhvillohen edhe herëve të tjera.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›