Gjykata e Kievit hedh poshte kerkesen per lirimin e ish-kryeministres Tymoshenko

Nje Gjykate e Ukraines hodhi poshte kerkesen per lirimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko pasi ajo u arrestua javen e kaluar ngaqe tregoi perbuzje ndaj gjyqit ndaj saj pas akuzave per abuzimin e pushtetit.
Gjykata e Kievit e hodhi sot poshte kerkesen e kryeministres. Gjykatesi nuk i mori parasysh kritikat nga Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian dhe Rusia ndaj vendimit per ta mbajtur zonjen Timoshenko ne burg ndersa gjyqi ndaj saj vazhdon.
Presidenti i Ukraines Viktor Janukovic hodhi poshte thirrjet per te nderhyre ne gjyqin e rivales se tij politike. Zoti Janukovic eshte kritikuar nga Perendimi per menyren se si e ka trajtuar cehtjen e gjyqit per te cilin shume qeveri perendimore e kane cilesuar si te motivuar politikisht.
Akuzat kunder zonjes Timoshenko kane te bejne me nje marreveshje te vitit 2009 e cila i dha fund nderprerjes se gazit natyror nga Rusia per Ukrainen.