E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati i republikaneve Kritika ndaj presidentit Obama replika ndaj njeri tjetrit

Tete kandidatet e deklaruar republikane qe konkurojne per emerimin e Partise Republikane per ne zgjedhjet e 2012-tes zhvilluan mbreme ne shtetin Ijova nje debat qe u transmetua ne television gjithe vendin. Ata e shfrytezuan debatin per te kritikuar punen e presidentit Obama per rimekembjen e ekonomise ndersa e perqendruan retoriken tek njeri tjetri.

Debati ne Universitetin Shtetror te Ijavas ne qytetin Ames u zhvillua vetem disa dite pas nje votimi prove ne panairin shtetror te Ijovas qe mund te identifikoje se cilet candidate kane mundesi te fitojne emerimin e Partise Republikane per ne zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem.

Nje prej replikave kryesore u zhvillua mes dy kandidateve nga shteti i Minesotes ish guvernatori Tim Pawlenty dhe ligjvenesja Michelle Bachmann. Zoti Pawlenty foli me mosperfillje rreth sherbimit te zonjes Bachmann ne Kongres duke thene se arritjet dhe rezultati i punes se saj nuk ekzistojne. Ligjvenesja Bachmann u pergjigj duke e cilesuar mbeshtetjen ne te kaluaren te zotit Pawlenty per kufizimin e clirimit te dioksidit te karbonit dhe masa te tjera te ngjashme me ato te presidentit Obama.

Kandidatet e tjere qe moren pjese ne debatin e mbremshem ishin ish guvenatori i shtetit Mitt Romney i cili gezon mbeshtetje me te madhe per emerimin e Partise Republikane ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich ish guvernatori i shtetit Utah dhe ish ambasador ne Kine Jon Huntsman ligjvenesi Ron Paul ish senatori i Pennsylvanias Rick Santorum dhe afaristi Herman Cain.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›