Zelandë e Re, 75 viktima nga tërmeti
Arrin ne 75 numri i viktimave te shkaktuara nga tërmeti i një dite me pare ne Zelandën e Re. Skuadrat e shpëtimit kane arritur te nxjerrin nga gërmadhat e ndërtesave te shembura mbi 120 te mbijetuar, ndërkohë qe rreth 300 persona te tjerë vijojnë te rezultojnë te zhdukur. Tërmeti i magnitudes 6.3 balle qe preku Zelandën e Re është konsideruar si katastrofa me e madhe natyrore e 80 viteve te fundit. Deri me tani, demet janë përllogaritur ne rreth 8.7 miliard euro ne një kohe qe kryeministri i vendit, ne një konference për shtyp, është shprehur se për momentin ende nuk mund te japë shifra zyrtare. Qeveria e Zelandës se Re ka dekretuar gjendjen e emergjencës, forcat e ndërhyrjes se shpejte dhe ushtria kane kërkuar evakuimin e zonave me te rrezikuara nga shembja e ndërtesave, pasi vendi mund te tronditet nga një tjetër termet.
Shpërndaje