Pacolli kërkon strategji për njohjen e Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës t'i bashkërendisin veprimet në procesin e lobimit për njohjen e vendit.
Siç ka bërë të ditur, të dielën, zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Geci, Pacolli po vazhdon edhe më tej fushatën e tij të lobimit për njohje të reja të Kosovës, duke zhvilluar takime të rëndësishme për të ofruar edhe më shumë mundësinë e njohjes së Kosovës në bllok nga disa vende.
Sipas komunikatës së AKR-së, bëhet e ditur se Pacolli ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe nga Ministria e Jashtme e saj që të bashkërendisin veprimet në procesin e lobimit. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse të Kosovës që të hartojnë një strategji të përbashkët të lobimit te disa vende që janë mundësi e mirë për të pasur njohje kolektive të shtetit të Kosovës.
Ndërsa kjo parti njofton se deri me sot, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Ministria e Jashtme për të dëshmuar gatishmërinë e tyre për të pranuar kontributin e kreut të AKR-së, duke mos përfillur as mundësinë për të pasur njohje kolektive.
Aleanca Kosova e Re, thekson se do të vazhdojë edhe më tutje fushatën lobuese duke i siguruar qytetarët e Kosovës se të gjitha njohjet e premtuara nga AKR do të zyrtarizohen shumë shpejtë.