Pacolli lobon në Afrikë
Nga Express më 19 maj 2011 në ora 10:16
Zëvendëskryeministri Begjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qendrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë, ka njoftuar Zyra për Informim Publik e Kryeministrisë.
“Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qendrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë”, thuhet në njoftim.
Në këto shtete, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me burrështetas dhe personalitete të larta të këtyre shteteve.