E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmojnë “perspektivën europiane”

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 10:07

Dy zyrtarët e lartë europianë, Kryetari i Komisionit, Europian Jose Manuel Barroso dhe Komisionieri për Zgjerim, Stefan Fule, që pritet të vizitojnë Kosovën të premten gjatë një turneu në Ballkanin Perëndimor, do të kërkojnë nga autoritetet kosovare që të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas portalit Europolitics, Barroso dhe Fule pritet që me autoritetet kosovare do të bisedojnë edhe për dialogun mes Prishtinë dhe Beogradit si dhe çështjen e lëvizjes.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk i është dhënë një regjim pa viza. Komisioni ka konfirmuar, më 17 maj, se vendimi për të nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Prishtinën është bllokuar në Këshill.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›