Pacolli, me synime për në krye të AKR-së?

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shfaqur synimet e tij për t`u rikthyer në krye të Aleancës “Kosova e Re”, e cila vazhdon të mbetet pa lider që nga dorëheqja e tij nga posti i kryetarit, ndërsa u zgjodh president i vendit më 22 shkurt.
Sipas mediave kosovare, anëtarja e Kryesisë së AKR-së, njëkohësisht shefe e Grupit parlamentar të Koalicionit për “Kosovë të Re”, Myzejene Selmani, ka thënë se sipas statutit të partisë, Behgjet Pacolli mund të kthehet prapë si kryetar i partisë me një vendim të Këshillit Drejtues.
Ndërkaq, edhe pse zyrtarët e AKR-së kanë thënë më herët se brenda disa ditësh Këshilli Drejtues i partisë do të vendosë për rikthimin e Pacollit në krye të partisë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.